Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu përgjigj akuzave të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për aferën e inceneratorëve, e cila prej dy ditësh ka nxjerrë fakte të reja, që sipas saj, dëshmojnë vjedhjen në buxhetin e shtetit.

“Ajo duhet ta dijë më mirë kanë qenë ministra të LSI i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet.

Sa kohë janë muhabetet e brenda familjes së tyre për mënyrën si kanë konceptuar plaçkë e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.

Pyetje: Edhe sot edhe dje kryetarja e LSi Monika Kryemadhi ka denoncuar disa fakte që sipas saj vërtetojnë vjedhjen e parave të buxhetit te shtetit përmes 24 kompanive fantazmë që veprojnë në inceneratorin e Tiranës. I dëgjuat dhe cili është komenti juaj?

Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj në News24: Ka kohë që nuk e dëgjoj zonjën Kryemadhi që kur e çoi shkollën Sami Frashëri në Paskuqan por sa herë që vajton raste të tilla më ngjan si njeriun që vajton që nuk ishte pjesë e plaçkës.

Ajo duhet ta dijë më mirë kanë qenë ministra të LSI i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet.

Sa kohë janë muhabetet e brenda familjes së tyre për mënyrën si kanë konceptuar plaçkë e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin për mua përbën zero interes publik.