Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli pas takimit me Lulzim Bashën. Ajo deklaroi se sot deputetët e opozitës janë të lirë nga zinxhirët e krimit.

"Besoj se mesazhi është shumë i qartë. Sot na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për të çuar deri në fund misionin dhe ndarjen përfudnimtare për atë parlament për të cilën shqiptarët kanë shpresuar se jemi në demokraci por na ktheu mbrapsht. Sot deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin dhe më shumë se kurrë ajo që ndjejmë ne është se sa të kushton liria nuk të kushton asgjë tjetër", tha Kryemadhi.