Në një postim në Facebook, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron ologarkët e tij për ndërtimin e rrugës së Unazës.
Kryemadhi e quan kreun e qeverisë injorant e frikacak ndërsa shkruan se Rama e ka mbyllur librin e aritmetikës që në klasën e katërt fillore.
POSTIMI I KRYEMADHIT
Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë okigarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.
Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.
Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij.





