Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në njësinë 5 në Tiranë akuzoi kryeministrin Rama, por pa ia përmendur emrin, si përgjegjësin kryesor për situatën ku ndodhet vendi.

“Kjo është fatkeqësia më e madhe që mund ti ndodhë një kombi dhe faktikisht Shqipërinë e ka futur në këtë rrugë. Nuk dua të merrem më me të, nuk dua t’ia përmend më as emrin sepse i bëjmë nder duke i përmendur emrin, sepse është i vetmi njeri që kënaqet kur shikon fatkeqësi tek të tjerët”, tha ajo.

Më tej, Kryemadhi i bëri thirrje të gjithëve që të dalin në protestë në datën 27 janar, jo për flamurin e LSI-së, por për atë të barazisë, pasi të gjithë kemi nevojë të kemi çdo gjë në mënyrë të barabartë.