Në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka theksuar se për të gjithë shqiptarët ky është një çast gëzimi të pafund.
"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit," me këtë shprehje të përdorur nga Nënë Tereza, e nis Kryemadhi postimin e saj në Facebook.
POSTIMI I KRYEMADHIT
"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit."
Sot përkujtojmë e kremtojmë Shën Nënë Terezën, bijën shqiptare e misionaren e madhe.
Për të gjithë ne shqiptarët ky është një çast gëzimi të pafund, si dhe i një krenarie legjitime, kur kujtojmë se si një grua "e vogël" diti ti thotë botës së madhe se Dashuria mund të fitojë mbi çdo situatë, sado e vështirë dhe e pamundur për tu jetuar apo realizuar të duket ajo.
“Ne jemi lapsi me të cilin Zoti shkruan historinë!” – mos ta harrojmë e ta bëjmë motiv në jetë këtë frazë të kësaj gruaje të papërsëritshme.





