Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka akuzuar para mijëra protestuesve kryeministrin Edi Rama për largimin e 400 mijë shqiptarëve.
Kryemadhi tha se qeveria e tij dështoi dhe foli për rrezikun e kthimit të trafikut të vizave ndërsa theksoi se Rama ka kthyer një prokurori që shërben për bandat.
"30 vjet më parë kur studentët e dhjetorit u ngritën, u ngritën për një shtet të barabartë, demokraci dhe lëvizje të lirë. Ne sot mbajmë vendin e parë në Europë për azilkërkues. Të gjitha duna të largohen nga Shqipëria. Kjo do të sjellë heqjen e vizave. Ky njeri që nuk mendon për shqiptarët por vetëm për veten e tij ka detyruar shqiptarët të ngrihen dhe të ikin. Ky njeri do të kthejë dhe njëherë trafikun e vizave. Ky ka krijuar probleme pafundësisht. dështoi si qeveri me 300 mijë vende e punës. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria. E kemi dëgjuar që do hiqte TVSH-në për fermerët por iu shtoi taksat. Një prokurori që ka arrestuar 38 mijë fukarenj dhe nuk thërret qoftë dhe njëherë të vetme Damian Gjiknurin, Qendron që vjedhin vetëm me një firmë 40 mln euro. Nuk ka thirrur një herë Vangjush Dakon apo Edi Ramën. Një mesazh për vëllezërit tanë policë: Janë njësoj si ne, janë me zemër këtu në parlamentin e popullit sepse kanë rrogën më të ulët që duhet të ketë një polic për t’u përballur me krimin".





