Ndërkohë që kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja po bënte një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, teksa e cilësoi të paprecedentë reagimin e sotëm të opozitës, ka ndërhyrë në fjalën e tij kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

"Sot për herë të parë kemi të bëjmë me një prokur që e mbaroi mandatin në afat normal pa qenë i konfrontuar me shumicën, hera e parë që kjo opozitë dhe Berisha nuk kanë mundësi të zgjedhur prokurorin e ri."

Mënjehërë ka ndërhyrë Kryemadhi me akuza të forta.

"Ulsi nuk zgjidhet kryeprokurori më trafikantët dhe kriminelët që kanë zënë karriget me paratë e drogës, policia po rreh njerëzit, po rreh djem e vajza, me shkopa goma, kryekriminelit nuk i dhimbset gjaku i nënave. Ulsi zgjidhu ti Kryeprokuror, as Enver hoxha nuk ka a bërë ju jeni më keq se Enver hoxha jeni diktatura e drogës dhe e krimit."