Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është përplasur me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla jashtë sallës së Parlamentit. Ata replikuan se kush do ta merrte fjalën e më pas të dy përmendën edhe familjarët.

Balla: Patjetër edhe ju të flisni, se ty ta zuri Luli vendin dhe skishe mundësi të flasësh.  Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës.

Kryemadhi: Taulant nuk jam marrë as me motrën tëndë, as me gruan tënde, në rregull. Kështu që rri urtë.

BallaMë pëlqen edukata juaj!

KryemadhiEdukata ime është shumë e mirë, por mos u merr me çështje familjare se nuk e dimë si dalim pastaj. Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama, edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm ti zësh vendin Fatmir Xhafës.