Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se përveç “184” dhe “339” ku flitej për blerje votash në zgjedhje, do ketë dhe një dosje për 30 qershorin.

Kryemadhi e bërë këtë deklaratë gjatë takimit me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi shtoi se zgjedhjet e 30 qershorit i dhanë fund vizionit të kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist.

 “30 qershori ishte fundi i të gjithë psikologjisë dhe vizionit të tij për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist. Sot kemi një raport të ODIHR, që thotë se në zgjedhje një parti u regjistrua në mënyrë të jashtëligjshme. Dosja “184” dhe “339” do kenë bashkëudhëtare edhe dosjen 30 qershori.  Se Rama nuk ndejti dot pa futur dorën tek kutia, procesverbali, gjithë procesi zgjedhor”,- tha Kryemadhi.