Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndodhet në Prevallë, Prizren me familjen e saj ku po kalon një fundjavë pushimesh. Ajo ka publikuar një foto me djalin Besarin, teksa shfaqen në natyrë të qeshur,.

“Me Besarin në Prevallë. Duhet të gjesh gjithmonë një çast të jetosh e shijosh ato çka Zoti na ka dhuruar të gjithëve, familjen dhe natyrën e bukur shqiptare. Ky është çasti më i bukur i së dielës sot. Moment që më bën të ndihem nënë, shoqe dhe bashkudhëtare në krah të Besit. Ju uroj të gjithëve një të diel të lumtur, larg streseve të jetës së përditshme, pranë familjes, fëmijëve dhe prindërve”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Mëngjesin e sotëm ishte Presidenti Meta ai që uronte shqiptarët për një të diel të bukur me familjet, teksa postonte foton me familjen e tij.