Duke komentuar videon midis kryeministrit Edi Rama dhe Lefter Kokës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se njeriu që është deleguar në Durrës pas Nasip Naços është Elona Guri.
E ftuar në Syri Tv, Kryemadhi tha se Guri është një kapacitet njerëzor dhe politik por dhe një organizatore shumë e mirë.
“Ditën që u zyrtarizua Rama deklaroi se do të shkonte në Vlorë dhe jo në Durrës pasi ka frikë nga ajo.”, tha ajo.
“Po ta shikosh për sa i përket përfitimit, është partia e Lefterit dhe Nasipit, njerëz që vijnë nga hiçi politik dhe pastaj bëhen ministra, pastaj ikin në muajt e fundit nga LSI te PS-ja sepse ka vendosur LSI-ja t’i zëvendësojë me Elona Gurin. Ky ishte pretendimi i zotit Koka…”, i tha gazetari Çim Peka.
“E para mos e përmendni emrin e Elona Gurit në narrativë, sikur Elona Guri është një njeri i thjeshtë. Elona Guri është nënë e dy fëmijëve, është me shkollë të lartë. Ka kapacitet organizativ.
Unë po t’i futem pazareve të atyre që duan të merren me politikë, Gjykata e Hagës nuk do të kishte më vend për këta kundër krimeve të njerëzimit. Ajo që dua të theksoj është që me delegimin e zonjës Guri në Durrës, LSI-ja vetëm 3 javët e para të shtatorit, nga një strukturë që më parë drejtohej nga zotëria, vajti 26%. Dhe faktikisht ditën që u diplomua zonja Guri, zoti Rama doli dhe përgënjeshtroi mesazhin e tij, që unë nuk do të kandidoj në Durrës, por në Vlorë.
Ditën që Elona Guri është bërë koordinatore politike e qarkut të Durrësit, Edi Rama ka thënë nuk kandidoj në Durrës. Ajo është grua dinamit. Është e vërtetë dhe reale, verifikojeni. Shikojeni intervistën në gusht të Edi Ramës.”, tha kryetarja e LSI-së.





