Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur sot akuzave të brëa dy ditë më parë nga Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, se LSI është një parti e cila ka bllokuar reformën dhe ka frikë nga drejtësia.

Kryemadhi tha se në fakt ai që ka frikë është Rama, pasi ka pafundësisht gjëra për të pasur frikë dhe se shumë shpejt mund të jetë një i pandehur për drejtësinë.

“Në Asamble, Rama e rreshtoi LSI-në në bllokuese të reformës, pse partia juaj ka frikë nga reforma nëse është ashtu siç thotë Rama?

Zoti Rama në fakt duke qenë se është frikacak vet, mendon se të tjerët janë frikacak. Unë i them se LSI nuk është parti e frikës dhe as më pak unë. Shumë shpejt mund të jetë një i pandehur për drejtësinë. Ka pafundësisht gjëra për të pasur frikë”, tha ajo.

E pyetur nga gazetarët nësa kanë prova që mund të dërgojnë Ramën si të pandehur, Kryemadhi iu përgjigj:

“Sa të duash ka prova, por ne kemi dorëzuar një akt padi në prokurori. Pasi ai ka bërë thirrje për grabitjen e votave LSI-së”.