Nga protesta, kryetarja së LSI-së Monika Kryemadhi tha se kryeministri Edi Rama nuk i ndalon dot qytetarët edhe nëse përdor gaz.

Kryemadhi theksoi se çdo ditë që Rama vazhdon në pushtet, rritet urrejtja ndaj tij.

“Nuk ka më çështje pritshmërish, pritshmëritë tona janë ato që sot shqiptarët kanë ardhur të gjithë këtu, mendoj se kjo është më se e mjaftueshme. Mund të përdorë gaz sa të dojë, por qytetarët nuk i ndalon dot të rikthehen në Bulevard. Z.Rama duhet ta kuptojë që nuk mund të jetë kundër gjithë këtyre qytetarëve. Nëse është aq i fortë, le t’i mbledhë ai në mitingjet e veta. Skema është shumë e thjeshtë, qytetarët vazhdojnë dalin, protestojnë. Qëndrojnë. Çdo ditë që ai vazhdon, rritet urrejtja ndaj tij”, deklaroi Kryemadhi.