Heqja dorë ditën e sotme nga mandati i deputetit nga Saimir Tahiri ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës.
Lidhur me këtë vendim, në një intervistë për “Opinion” Monika Kryemadhi, është shprehur se Tahiri do të dënohet me arrest shtëpie.
Kryemadhi ka theksuar se vendimi për Tahirin, do të jetë prova më e dukshme se mazhoranca e kryeministrit Edi Rama, i ka shërbyer vetëm krimit.
"Tashmë që Rama mbylli të gjitha deal-et e tij me prokurorinë dhe gjykatat, mendon që bërja për disa orë kurban e Sajmir Tahirit, gjë e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë që do jetë prova më e rëndë që implikon jo vetëm prokurorinë, por edhe gjykatat e shqiptare në implikimin e tyre dhe në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar", -tha Monika Kryemadhi.





