Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhe e ftuar në “Fax News”  për të folur rreth qëndrimit të kësaj force politike për Saimir Tahirin nesër në Kuvend.

Ajo tha se qëndrimi i LSI-së dhe PD-së do të jetë i njëjtë.

“LSI gjithmonë ka qenë propozuesve e heqjes së imunitetit të deputetëve, për të pastruar nga krimi cdo person të përfshirë.”

E pyetur se ku  ndryshon rasti i Tahirit me rastet e tjera të heqjes së imunitetit në Shqipëri, Kryemadhi tha:

“Rasti i Tahirit vjen nga antimafja italiane dhe shqiptarët janë të qartë për këtë. Saimir Tahiri është pagator i kupolës që drejton këtë sistem, dhe këtu e gjitha vjen me bekimin atëror të Edi Ramës.”