Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar takimet e saj me të rinj të kryeqytetit. Ajo është ndalur në njësitë 8 dhe 2 të Tiranës, ku ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me të rinj dhe banorë të këtyre zonave.
Teksa u shpreh se data e zgjedhjeve po afron dhe shumë shpejt ajo do të jetë zyrtare, Kryemadhi iu bëri thirrje të rinjve që të jenë sa më aktivë në mënyrë që ata të sjellin ndryshimin në Shqipëri.
Ajo tha se vendi ka nevojë për energjinë, pasionin dhe mendjen e të rinjve për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe kjo mund të bëhet realitet jo duke u larguar nga vendi por duke kontribuuar këtu.





