Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover.
Takimi i Kryemadhit me Glover vjen vetëm një ditë pasi ambasadorja e OSBE zhvilloi një takim edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
“Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi takohet me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover. Kryemadhi do paraqesë një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste të mbajtura nga qeveria më 30 qershor”-njofton zyra e shtypit të LSI-së.





