Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me maturantët nga gjimnazet e Tiranës. Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se largimi i të rinjve nga vendi është një këmbanë alarmi.

Po ashtu, Kryemadhi u shpreh se gjatë bashkëqeverisjes me PS ka bërë gabime, siç ishte votimi i ligjit të Arsimit të Lartë, por sipas saj, e rëndësishme është që të mësohet nga gabimet.

Kryetarja e LSI tha se klasa politike dështoi të bënte shtet dhe se është detyra e të rinjve që të ndërtojnë Shqipërinë

“Edhe pse unë jam 45 vjeçe dhe të njëjtat probleme kanë fëmijët e mi. Kur merresh me politikë bëhesh indeferente e problemeve të moshës ku nuk ndodhesh vetë.

Ndërkohë në anën tjetër statistikat tregojnë se janë 500 mijë shqiptarë që kërkojnë të largohen. E shikojmë të domosdoshëm bashkëbisedimin me ju, komunikimin me ju. Maturantët janë një shtresë që është shumë energjike dhe shumë e sinqertë në aksionin e saj shoqëror. Kur kthehesh në këndvështrime të tjera, politika bëhet e pavëmendshme.

Protestat e opozitës, qytetarët nuk e njohin frikën, aq sa e kanë ekzagjeruar. Qëllimi kryesor është të tregojmë bindjen tonë. Kemi dhënë votën për ligjin e arsimit të lartë, ne dështuam në bërjen e Shqipërisë. Ju japim forcën dhe kurajën që të bëni Shqipërinë që ju e meritoni. E them këtë me bindje të plotë”, tha Kryemadhi.