Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me ambasadorin britanik, Duncan Norman. Takimi po zhvillohet në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe në fokus mendohet të jetë situata politike.
Takimi mes tyre vjen kur na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet vendore, të cilat si LSI ashtu edhe PD-ja i ka bojkotuar.
Po sot, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audry Glover, me të cilën ka diskutuar rreth situatës politike dhe 30 qershori.





