Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari kanë shkuar sot në Presidencë, për t’u konslutuar me Presidentin Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.

Në fund të takimit ajo ka theksuar se zgjedhjet duhet të ishin bërë prej dy vitesh, ndërsa shtoi se LSI do të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor dhe se do të zbatojë çdo vendim e dekret të presidentit.

LSI mendon se zgjedhjet duhet të ishin bërë para dy vjetësh është vonë. Nuk është çështje date është e drejta për tu dhënë shqiptarëve të drejtën të votojnë të lirë. I bëmë të qartë presidentit se LSI do të zbatojë çdo vendim dhe dekret të presidentit që është kushtetues dhe do të marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do tu garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira. Takimi sot ishte vetëm për datën e zgjedhjeve. Mendoj se gjënë më të rëndësishme sesa tu japësh shqiptarëve një datë. Duhet ti kishim bërë zgjedhjet dy ditë më parë, sepse siç bëri e sotmja dhe e nesërmja është të tallesh me shqiptarët.

Sot situata ekonomike në Shqipëri, mungesa ekonomike për të rinjtë dhe të rejat po ashtu, mjekët dhe infermierët janë në kushte të tmerrshme në spital sepse qeverisë si leverdis të shkurtojë administratën e kryeminiosstrit dhe të shtojë stafin e infermierëve. Zvarritja e këtij procesi do të jetë kosto e madhe për shqiptarët. Kurse për politikën sa më shumë të zgjasin diskutimet për reformen zgjedhore aq më gjatë do jenë shqiptarët në televizione dhe asnjë s’do flasë për qytetarët.

Ju keni nevojë për një status që tu garantojë jo vetëm ditën e punës por edhe ato të pleqërisë. Sot asnjë nga ne s’ka pleqëri të mbarë. Garancia më e madhe është fuqia që kanë shqiptarët të për të ndryshuar. S’ka garanci më të madhe sesa përkrahja e qytetarëve. E vetmja garanci është zemra e çdo politikani”, tha Kryemadhi ndërsa tregoi se kush vendosi që në këtë takim të merrte pjesë ajo.

“Sot është një nga vizitat e mia të rralla në presidencë. Kryesia e partisë vendosi që duhet të vija unë pasi është një datë e rëndësishme që duhet të vendoset”, shtoi Kryemadhi, e cila më tej foli edhe për letrën e ambasadores Yuri Kim për kryetarët e partive politike sa i përket listës së kandidatëve për deputetë.

“Letra e Kim është e domosdoshme për ta lexuar jo vetëm ne si LSI por edhe media. Në listat e LSI s’ka pasur asnjëherë asnjë lloj kandidati që mund të gjykohet, sepse ajo është partia e të rinjve dhe të rejave”, tha ajo.