Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar detajet pas takimit informal që kishte paraditen e sotme me ambasadorët e BE-së.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se LSI ndau "opinionet me institucionet ndërkombëtare në lidhje me qëndrimin e hapjes së negociatave".
"Ky eshtë takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorët e BE por edhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, si dy institucione që janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. LSI ndau opinionet me institucionet ndërkombëtare sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt. Sot Shqipëria më shumë se kurrë është shumë vonë në procesin e integrimit europian dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka asnjë drejtim tjetër"– tha ajo.





