Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë", në Ora News, tha se edhe zt.Basha kur të jetë kryeministër, nëse sillet kështu si Rama do të ketë të njëjtin fat.
Pjesë nga debati:
Kryemadhi: Prandaj ajo protestë jep mësimin më të mirë edhe kur zt.Basha të jetë nesër kryeministër për të kuptuar që nëse sillesh kështu, të njëjtin fund do të kesh.
Vasili: Pra e keni shpallur kryeministrin?
Kryemadhi: Partia më e madhe do marrë kryeministrin. Jemi shumë të qartë në jetën tonë politike. Nuk është çështje emri i kryeministrit.





