Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në vigjilje të Krishtlindjeve ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Mallakastër.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh falenderuese ndaj Zotit për mirëqënien e familjes së saj duke u shprehur se do të shlyejë mëkatet e saj si politikane.

“Nuk kam për të harruar atë vajzën e inxhinierisë së ndërtimit e cila tha: për të blerë një fletë formati mamaja ime duhet të djersijë katër orë në sera duke punuar. Është e tmerrshme. Dhe për hir të së vërtetës gjithmonë, tashmë them i lutem zotit dhe e falënderoj sepse ka qenë shumë bujar me mua dhe me familjen time, por që të shlyej mëkatet e mia si politikane duhet të bëjë gjënë kryesore, që të luftojë pafundësisht për këta studentë, dhe jo vetëm për këta studentë, por për të gjithë ata ta rinj dhe të reja, të cilët nuk kanë mundësitë e fëmijëve të mi, apo mundësinë e fëmijëve të deputetëve, politikanëve dhe biznesmenëve. Ka me qindra djem dhe vajza, të cilët kanë rezultate të jashtëzakonshme por nuk kanë mundësitë ekonomike për tu shkolluar. Prandaj politika duhet të ndryshojë sjelljen e saj,”– tha Kryemadhi.