“Një kryeministër ilegjitim dhe frikacak, që lëviz nëpër rrugët e vendit me antiplumb”, kështu është shprehur ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, ndërsa është ndalur tek vizita e Ramës sot në Elbasan.

Në një postim në facebook, Hasa, ndër të tjera, shkruan alternative  e vetme e kryeminsitrit, sipas tij është dhuna, ndërsa jep edhe një mesazh për policët: Do te mbani shume shpejt pergjegjesi. Qytetaret nuk i harrojne dhunuesit e tyre!

Postimi i plotë:

Edi Rama tregoi sot ne Elbasan se çfare eshte ne te vertete, nje kryeminister ilegjitim dhe frikacak, qe leviz neper rruget e vendit me antiplumb, i rrethuar nga qindra forca policore me dhe pa skafandra. Nje kryeminister qe sillet si pushtues, i braktisur nga qytetaret e Elbasanit, i pafuqishem per te ndalur vullnetin e qytetareve per zgjedhje te lira e te ndershme.

Alternativa e tij e vetme eshte dhuna kunder qytetareve dhe sulmi kunder PD. Edi Rama nuk ka asnje projekt per zhvillimin e Elbasanit, nuk ka asnje projekt per hapjen e vendeve te punes me Elbasan, nuk ka asnje projekt per ndertimin e shkollave te reja ne Elbasan apo permiresimin e cilesise se mesimit.

Projekti i tij i vetem eshte te forcoje bandat e veta, t’i perdore per te blere voten e qytetareve, te ndaje me to pasurite e Elbasanit dhe te Shqiperise.

Ndersa, per policet mjerane, qe sillen si bandite per t’i hapur rrugen autobuseve me mbushesit e karrigeve te Edi Rames, kam nje mesazh: Do te mbani shume shpejt pergjegjesi. Qytetaret nuk i harrojne dhunuesit e tyre!