Gazetari Muhamed Veliu bën me dije se këtë të enjte në vendin tonë pritet të zhvillohet një takim i formatit “retreat”.
Takimi do të zhvillohet në kuadër të “Open Balkan”.
Kryeministrat pritet të diskutojnë përmbushjen e asaj çfarë është dakordësuar në takimet e shkuara të “Open Ballkan”.
Sigurisht situata në rajon e posaçërisht zhvillimet në Veri të Kosovës do të jenë pjesë e diskutimeve.
Vendi i zgjedhur për këtë takim është një prej hoteleve hapur kohët e fundit në qendër të Tiranës.