Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për “Politico” të zhvilluar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ai i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për të hequr sanksionet qe i janë vendosur Kosovës që prej fillimit të tensioneve në veri të vendit.
Ai akuzoi Brukselin për një “qasje të butë” ndaj Serbisë, në një kohë kur rajoni është i mbushur me tensione të larta.
Gjatë një interviste për “Politico” të zhvilluar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kurti theksoi padrejtësinë e trajtimit të Kosovës nga BE-ja, duke nënvizuar veprimet e vitit të shkuar.
“Kritikuam ashpër për situatat e dhunshme në veri dhe si rezultat, BE-ja vendosi masa shtesë kundër nesh. Në anën tjetër, Serbia po afrohet me Rusinë për shkak të agresionit në Ukrainë, por nuk po përballet me sanksione,” – u shpreh ai.
Vitin e kaluar, BE vendosi një sërë masash si përgjigje ndaj dhunës që shoqëroi zgjedhjet lokale në veri, duke përfshirë bllokimin e disa takimeve kyçe të nivelit të lartë, pezullimin e projekteve të BE dhe pengimin e flukseve financiare drejt Kosovës.