• Alexis Tsipras, 40 vjeç, preferon motoçikletat në vend të limuzinave dhe nuk vesh kurrë kollare.

 29 janar 2015 –  Jeton me partneren me të cilën nuk është celebruar në një nga zonat më të populluara të Greqisë. Emri i djalit të vogël është Ernesto – për nder të idhullit të tij Che Guevara. Është takuar me partneren e tij Betty Batziana në vitin 1987 kur ishin në shkollë të mesme. Ajo e bindi t’i bashkohej Rinisë Komuniste Greke tre vjet më vonë. Nuk preferon të merret me shopping apo të qëndrojë me orë të tëra në parukeri. Zonja Batziana është parë si nxitësja e tij drejt pushtetit.

Ai preferon motoçikletat në vend të limuzinave, refuzon të veshë kollare dhe jeton në një bllok apartamentesh në një nga zonat më të populluara të Greqisë. Kreyministri Alexis Tsipras është “një nga populli”, milje larg elitës politike greke të akuzuar vazhdimisht për korrupsion. Me ndihmën e pamjes djaloshare dhe natyrës së thjeshtë (i derdh vetë plehrat me shumë gëzim), erdhi në pushtet me premtimin për të thyer shtrëngesat e BE-së mbi financat e shtetit të tij. Partia e tij e majtë Syriza e njohur për këmbënguljen kundër taksave, ka arritur një fitore historike, të cilën kundërshtarët evropianë e shohin me frikë sepse sipas tyre mund ta fusë Eurozonën në një krizë të re. Tsipras ka kërkuar që të rishikohet borxhi  240 miliardë € dhe të përmbysen shumë nga reformat që kreditorët e BE-së i kërkojnë Greqisë në këmbim të mbajtjes së saj financiarisht jashtë humnerës, që nga viti 2010.

Ai jeton me partneren, Betty Batziana, inxhiniere kompjuterike dhe elektrike dhe me dy djemtë e tyre – Phoebus dhe Orpheus – në një bllok apartmentesh në Kypseli, një zonë modeste e klasës punëtore të Athinës. Emri i dytë i djalit të tyre të vogël është Ernesto – në nder të Che Guevara-s. Çifti nuk është martuar në kishë dhe fëmijët nuk janë pagëzuar sepse Tsipras është ateist. Këtë i ka thënë  në takimin e parashikuar në protokoll, edhe kryepeskopit të Greqisë në ditën e parë si kryeministër, kur të parën gjë që bëri ishte nderimi i dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore.

Në adoleshencë ai u anëtarësua te të Rinjtë Komunistë i shtyrë nga partnerja  të cilën e ka njohur në vitin 1987, kur ishin të dy nxënës gjimnazi dhe një vit më vonë, çifti u gjend në protestat kundër reformave në arsim. Batziana ishte në krah të tij në atë kohë dhe ende dhe sot kur shumë njerëz mendojnë që ajo është forca mbështetëse që qëndron pas suksesit të këtij lideri.  Sipas miqve të universitetit të Patras, ku Batziana ka përfunduar studimet, ajo është një femër e fortë, militante dhe dinamike, madje një herë ka çuar në gjyq një nga profesorët e saj që deshi t’i hidhte në erë punën për tezën e doktoraturës. Eleni Sarli, një mbështetëse 54 vjeçare e Tzipras, tha për Times: “Ai është djali i mirë që kushdo do donte të ishte dhe politikani i ndershëm që kushdo do t’i besojë.”