Kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar ae vaksina kundë COVID-19 nuk do të jetë e detyrueshme.
Johnson u shpreh se kjo nuk duhet të dekurajojë qytetarët, ndërsa i inkurajoi ato që të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjarët.
‘Unë dua që të ketë një qasje vullnetare në këtë vend dhe këtë do të synoj gjithmonë. Por është krejtësisht e gabuar që qytetarët të dezinformohen dhe dekurajojnë njerëzit për t’u vaksinuar’, tha Johnson në një komunikim për gazetarët.





