Kryeministri britanik Boris Johnson, i testuar pozitiv me koronavirus, ka lënë spitalin, ku ishte në terapi intensive.
Johnson ka qenë në spital, që të dielën e kaluar. Ai ka qëndruar prej disa kohësh në kujdes intensiv.
Një zëdhënës i qeverisë tha: “Kryeministri është larguar nga spitali për të vazhduar shërimin e tij, në Chequers.
Me këshillën e ekipit të tij mjekësor, Kryeministri nuk do të kthehet menjëherë në punë. Ai dëshiron të falënderojë të gjithë në St Thomas ‘për kujdesin shkëlqyes që ai ka marrë. Të gjitha mendimet e tij janë me ata që preken nga kjo sëmundje.”





