Djali i porsalindur i kryeministrit të Britanisë, 55-vjeçarit Boris Johnson dhe i të fejuarës së tij Carrie Symonds, 32 vjeçe, është quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.
I pari, Wilfred është emri nga gjyshi i babait të fëmijës, i dyti Lawrie është nga gjyshërit e nënës, ndërsa Nicholas është emri në nder të dy doktorëve Nick Price e Nick Hart, që kuruan kryeministrin nga sëmundja e koronavirusit.
Kryeministri anglez vetëm para pak ditësh doli nga spitali pas kurimit nga Covid-19 dhe shprehu falenderime të mëdha për mjekët që e kuruan.
Edhe partnerja e tij rezultoi pozitive me sëmundjen, por e kaloi në kushte shtëpie.





