Mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë penguar edhe Shqipërinë për çeljen e ngociatave me BE dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por deklaratat e fundit të kryeministrit bullgar duket se do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev kërkon një zgjidhje me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt në të ardhmen.

Ai ka deklaruar se mosmarrëveshja mes dy vendeve nuk do të transferohet në BE dhe se duhet përqëndrim në dialog.

“Por mosmarrëveshja midis dy vendeve fqinje nuk duhet të lejohet të transferohet në BE. Bullgaria duhet të përqëndrohet në dialog dhe kontakte të vazhdueshme, me autoritetet në Republikën e Maqedonisë Veriore për të kërkuar një zgjidhje në emër të së ardhmes sonë të përbashkët,” tha Kryeministri Stefan Janev, duke shtuar se “ne nuk duhet të varrosemi në të kaluarën, por kërkoni një zgjidhje në të ardhmen. ”- tha Janev.