Italia ka shtrënguar dhe më tej masat kundër koronavirusit, pas rritjes galopante që kanë pësuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimat.
Kryeministri Giuseppe Conte pak minuta më firmos dekretin e ri për masat e reja anti-COVID-19 që do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 26 tetor dhe do të qëndrojnë të paktën deri më 24 nëntor.
Baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00, gjithashtu edhe palestrat, kinematë dhe kalcetot. Nuk do të lejohen grumbullime njerëzish në vende të hapura dhe të mbyllura.
Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Itali u shënuar mbi 19 mijë raste të reja me covid-19, nga të cilët ndërruan jetë 123 persona.