Kryeministri Edi Rama e ka kthyer tashmë në zakon që t’i urojë mirmëngjes dhe ditë të mbarë të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
Këtë të hënë, kreu i qeverisë ka uruar një fillim të mbarë jave me një fotografi nga lumi Seman, i tërhequr tashmë në shtratin e tij, duke theksuar lajmin e mirë se tashmë faza e emergjencës nga përmbytjet ka kaluar.
"MIRËMËNGJES 
dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë.
Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara
", shkruan Rama.





