Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ka fituar çmimin e 100-të Nobel për Paqen, me motivacionin për "arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar".

Vitin e kaluar, Etiopia arriti një marrëveshje paqeje me Eritrenë duke i dhënë fund konfliktit ushtarak 20-vjeçar mes dy vendeve, pas luftës në kufirin mes tyre në vitet 1998-2000. 

Ky çmim me vlerë 900 mijë dollarë do t’i jepet kryeministrit etiopian në dhjetor në një ceremoni në Oslo. Për të fituar Nobelin e Paqes ishin nominuar 301 kandidatë, duke përfshirë 223 individë dhe 78 organizata.

Abiy Ahmed u bë kryeministër i Etiopisë në prill 2018, duke ndërmarrë reforma për liberalizimin e vendit. Ai ka liruar nga burgu mijëra aktivistë të arrestuar të opozitës. Triumfi më i madh i tij, për të cilin fitoi edhe Nobelin, është arritja e marrëveshjes së paqes me vendin fqinj Eritrean.