Partitë politike të Greenlandës kanë refuzuar kërcënimet e përsëritura të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit Arktik, duke thënë se e ardhmja e tij duhet të vendoset nga populli i tij.

Trump ka sugjeruar përdorimin e forcës për të marrë nën kontroll territorin autonom danez të pasur me minerale për të parandaluar që Rusia ose Kina të pushtojnë ishullin me vendndodhje strategjike, duke ngjallur shqetësime në të gjithë botën.

“Ne theksojmë përsëri dëshirën tonë që përbuzja e SHBA për vendin tonë të marrë fund,” thanë liderët e të pesë partive politike të zgjedhura në parlamentin e Greenlandës në një deklaratë të përbashkët vonë të premten.

“Ne nuk duam të jemi Amerikanë, nuk duam të jemi Danez, duam të jemi Greenlandezë. Asnjë vend tjetër nuk mund të ndërhyjë në këtë. Ne duhet të vendosim për të ardhmen e vendit tonë vetë pa presion për të marrë një vendim të nxituar, pa vonesa dhe pa ndërhyrje nga vende të tjera“ thanë ata në deklaratë, e cila u postua në mediat sociale nga Kryeministri i Greenlandës, Jens-Frederik Nielsen.

Mediat e huaja shkruajnë se takim i parlamentit të Grenlandës, Inatsisartut, do të përshpejtohet për të siguruar që të zhvillohet një debat politik i drejtë dhe gjithëpërfshirës dhe që të mbrohen të drejtat e popullit, thanë udhëheqësit.

Deklarata e partive politike erdhi disa orë pasi Trump të premten tha se do të bëjë diçka në Greenland pavarësisht nëse u pëlqen apo jo, dhe se prania ushtarake amerikane në ishull sipas një marrëveshjeje të vitit 1951 me anëtaren tjetër të NATO-s, Danimarkën, nuk është mjaftueshëm për të garantuar mbrojtjen e ishullit.

Kryeqytetet evropiane kanë qenë duke u përpjekur të gjejnë një përgjigje të koordinuar pasi Shtëpia e Bardhë tha këtë javë se Trump dëshironte të blinte Greenlandin dhe refuzoi të përjashtojë një veprim ushtarak.