Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme.
Në Tiranë, Rutte do të takohet me kryeministrin Edi Rama në kuadër të një turi vizitash që zyrtari i lartë do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.
Kjo vizitë do të ketë në fokus integrimin e Shqipërisë. Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të kenë një konferencë për mediat.





