Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në facebook, se do të jetë i ftuar në emisionin Zonë e Lirë mbrëmjen e sotme.

Sipas Ramës ky emision në këto dehjesh kolektive nëpër klubet e katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike.

Por qytetarët kanë komentuar duke i thënë Ramës se kryeministri i katundit mediatik është vetë ai dhe se ai që shan pasqyron vetveten, ndërsa kreu i ekzekutivit nuk ia ka ‘përtuar’ me përgjigjen.

Komentuesi: Mos harro se kryeministri i katundit mediatik je vete ti,dhe sipas ligjit te shkak-pasoje ai qe shan pasqyron vetveten,kujtove naltegjatesia jote se do beje qef sic bere ne bashki,ke harruar se pushtetet ne nje vend demokratik jane te ndara dhe pavarura ndaj njeri tjetrit, dhe nuk te pyesin ty se kur do bejne detyren e tyre

Rama: Arturi, e para une nuk po shaj askend dhe ti s’ke pse prekesh as per llogari te katundit, as per hater te kazanit; e dyta une nuk e di qe ne bashki te kem bere ndonje qejf dhe as qe kur isha une ne bashki pushtetet nuk ishin te ndara; e treta une nuk ikerkoj asnje fryme te gjalle te atij katundi, te me pyesi mua kur e nuk e ben detyren e tij, po une nuk pyes as ata e as ty, kur jap mendimin tim! Dhe e fundit, sipas ligjit shkak-pasoje ashtu sic e kuptoke ti, naltgjatesia ime i drejtohet driteshkurtesise suaj, me urimin qe te zgjatet per te ndricuar pak me shume se kaq, hemisferat e trurit ne majen e saj

Komentuesi: Bodh na shite dengla. Po shko huni radioscopise…te shihim se mos del me hije…ose lenia ne ner Partine nje kolegu tend socialist te ndershem e mos e sakrifiko partine e besimin ëe i ka dhane populli…votat nuk jane merite e jotja e e Toho lab Tironsit.

Rama: Tonini, shkruhet boll jo bodh, nuk shkruhet shihim po shohim, dhe nuk i lihet ne ner askujt asgje, po s’po e zgjas me shqipen tende se qenka si te pastrosh nje ndertim pa leje pas shembjes. Por po te jap nje keshille: Mos u shqeteso per partine time po shqetesohu per rradaken tende, duke mos e ekspozuar shume ne diell e duke e ushqyer me lexime te shendetshme ose, te pakten, duke e ajrosur me pak fizkulture ne mengjes.