Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel zhvillon sot vizitë zyrtare në Shqipëri.

Bettel është pritur me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Edi Rama në godinën e Qeverisë së Shqipërisë.

Dy Kryeministrat dhe delegacionet që i shoqërojnë do të zhvillojnë bisedime dhe më pas në orën 10:30 do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp.