Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić nuk ia uroi Kosoves 13 vjetorin e pavarësisë.

Kjo është vënë re nga analisti Malazez Ljubomir Filipoviç i cili në rrjetin social Twitter komenton këtë veprim të kreut të ekzekutivit të Malit të Zi.

I vetmi në këtë qeveri që e ka uruar pavarësinë e Malit të Zi ka qenë Zv. Kryeministri Dritan Abazoviç, por as ai nuk e ka bërë në faqen zyrtare të qeverisë, por në rrjetet e tij sociale. Filipovic thekson në Twitter se kryeministri Krivokapić as nuk u lodh të dërgonte një mesazh urimi për Kosovën.

Kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së kreut të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj që pasi uron pavarësinë thekson se Kosova është republika e dytë shqiptare.

Qe prej verës së kaluar, Mali i Zi ka një qeveri të re të drejtuar nga kryeministri Krivokapić, një qeveri e cila sipas shumë analistëve rajonale, ka mbështetjen e Beogradit.