DURRËS, 7 tetor 2014 – Kryeministri Edi Rama ka anuluar sot një vizitë të paralajmëruar në Burrel, ku do të inspektonte disa investime infrastrukturore që po bëhen atje. Shkak i anulimit të kësaj vizite është gjendja shëndetësore e kryeministrit. Ende nuk dihet çfarë ka konkretisht kreu i qeverisë, por jo zyrtarisht thuhet se ai ka pasur dhimbje shpine.
Teksa javën e ardhshme pritet një udhëtim jashtë vendit, kreu i qeverisë me sa duket do të pushojë disa ditë nga aktivitetet që mund të shtyhen.
/index.al/





