Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë dhe është pritur me ceremoni nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Pedro Sanchez në Tiranë, në orën 10:00 pritet të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Vizita e kryeministrit spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.