Itali, 12 prill 2014 – Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi është kthyer shumë shpejt në një figurë tërheqëse për qytetarët në Itali. Por rezulton se politikani i ri nuk është i preferuar vetëm nga italianët, por ka fansat e tij edhe mes shqiptarëve dhe kosovarëve që jetojnë e punojnë prej vitesh në vendin fqinjë.

Renzi është pritur nga një turmë e madhe njerëzish në sallonin e mobilierisë në Milano, ku nuk kanë munguar edhe shqiptarët. Madje me njërin prej tyre Renzi ka shkëmbyer batuta dhe ka bërë shaka, madje për ta mbyllur kanë shkrepur edhe një ‘selfie’ së bashku.

Ndërsa shqiptari prezantohet si albano e jo albanese (në italisht shqiptar) Renzi i kthehet me shaka: “Albano është miku i Rominës”.

Linku i videos:  http://video.repubblica.it/dossier/governo-renzi/renzi-scherza-col-fan-albanese-albano-e-amico-di-romina/162453/160943

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/