22 shtator 2015 – Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tensione dhe veprime banale, teksa deputetë të opozitës goditën me vezë kryeministrin Isa Mustafa ndërsa raportonte mbi marrëveshjet e fundit në Bruksel.
Ka qenë pikërisht momenti kur Mustafa nga foltorja u shpreh se marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kur në drejtim të tij kanë lëshuar vezë nga deputetë të VV, AAK dhe Nismës.
Forcat e sigurimit kanë ndërhyrë menjëherë, duke i vënë në dispozicion Mustafës dhe një çadër për mbrojtje.
Me gjithë ndërhyrjet e kryeparlamentarit Kadri Veseli, situata ka qenë e pamenaxhueshme dhe për këtë ai e ndërpreu seancën për 10 minuta. Veseli përsëriti disa herë të vetmen fjalë: “Turp, turp, turp”.
/portali DurresLajm/