Kryeministri i Malit të Zi është përsëri në qendër të vëmendjes.
Pas skemës që u bë virale në Internet ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump e goditi ata duke e “shtyrë” më mbrapa gjatë samitit të NATO-s në Bruksel, Dushko Markoviç vjen sërish në vëmendjen e mediave botërore, kësaj here për një gafë të bërë në vendin e tij.
“Washington Post” shkruan se Markoviç bëri një gabim të paharrueshëm gjatë vizitës së zv/Presidentit Mike Pence.
Duke folur për një takim të nivelit të lartë të mërkurën në samitin ballkanik të mbështetur nga SHBA në Mal të Zi, Markoviç ngatërroi emrin e hotelit.
I përkulur përpara Pence, Markoviç thotë: “Unë pres një këmbim të hapur dhe konkret të mendimeve nga udhëheqësit e Kartës Adriatiko-Amerikane, në një takim të posaçëm më vonë gjatë ditës në hotel “Clinton”. Emri i hotelit ishte “Hilton”
Ai nuk e kuptoi gabimin dhe nuk e korrigjoi.
Kjo shkaktoi qeshje në radhët e gazetarëve dhe jo vetëm.