Komentimi në Kosovë i ndeshjes Juventus-Inter ka nisur në një mënyrë jo të zakontë.
Komentatori Andin Lokaj ka quajtur “hajvan”, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ky i fundit iu referua opozitës së vendit më 9 shkurt, me të njëjtin etiketim.
“Kryeministri më hajvan në histori, e kam një dëshirë që kryeministri më hajvan mos më degjoj sonte, se e nali. Kryeministri, po çfarë kryeministri more, më hajvani”, ka thënë ndër tjerash Lokaj para se të fillonte derbi italian.
Sipas mediave në Kosovë, Lokaj ka komentuar ndeshjen deri në fund të pjesës së parë, pasi në pjesën e dytë ai nuk ka komentuar më.