Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka uruar Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi.

Mitsotakis zhvilloi një bisedë telefonike me Kryepeshkopin Joanis.

Kreu i qeverisë greke thotë se Kisha Ortodokse Shqiptare kontribuon në marrëdhënien e mirë mes dy popujve.

“Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është shenjë e unitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë mes dy popujve. Në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë duke nderuar kujtimin dhe veprën e Anastasit”, ka shkruar Kryeministri Mitsotakis në një postim në rrjetin social X.

Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë më 16 mars pas ndarjes nga jeta të kryepeshkopit të ndjerë Anastas.