Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me nismën e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Rama tha se situata e Metës është e rëndë, ndërsa referuar alarmit të Presidentit për tërmetin apokaliptik që mund të bjerë në Ballkan, kryeministri është shprehur me ironi se nxjerr një dekret dhe e shtyn.

“Nuk e kam në plan ta takoj Ilir Metën, jam i gatshëm të ndihmoj presidentin jam shumë i keqardhur për presidentin dhe gjendjen e institucionit të presidentit. Jam kursyer dhe vazhdoj të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë. Nuk dua t'i shtoj më shumë vështirësi në pranimin e realitetit. Tërmetin e ka shumë të thjeshtë, nxjerr një dekret dhe e shtyn,” tha Rama.