Kryeministri Rama i ka dërguar një mesazh kreut të PD-së, Lulzim Basha se është i gatshëm që të bisedojë me të për kushtet e opozitës.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama i shkruan Bashës se mjafton që ai të caktojë kohën dhe vendin, dhe kryeministri është i gatshëm për dialog.

“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, shkruan Rama.

Ky mesazh vjen pas dy ditësh të ngarkuara, kur aleati i deritanishëm i Ramës në qeveri bëri një kthesë të papritur dhe tha se nuk merr pjesë në zgjedhje pa opozitën.