26 prill 2016 – Kryeministri Rama e ka nisur shumë ironik fushatën e PS-së për Tiranën. Ai ka shprehur disa herë momente fyerje për kandidatin demokrat, mjekun Halin Kosova. Pak ditë më parë deklaroi se Halim Kosova është “i lodhur”, ndërsa sot posto një batutë. “Thënia e ditës: Sporti është ilaçi, unë jam vaksina. Halim Kosova”, postoi Edi Rama.
Komentet kanë qenë të shumta, duke u shprehur një pjesë negativisht për Ramën. Një ditë më parë, Kosova deklaroi se në çdo rast do i zgjasë dorën kundërshtarin. Por, nga ana e kreut të qeverisë, duket se nuk do të jetë kështu.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”