Austri, 12 maj 2014 – Duke qenë larg debateve të fundit në lidhje me avionin e bllokuar në Divjakë, kryeministri i vendit, Edi Rama ka shfrytëzuar kohën duke bërë pazar në një nga dyqanet e Vjenës.
Gjatë një vizite në Austri, Rama, ndoshta dhe për tu kaluar kohën, sot ka zgjedhur të bëjë shopping.
Kryeministri ka zgjedhur të bëjë pazar në dyqanin Phillipp Maly, ku shitësja është shqiptare.
Shitësja me emrin Marisa Nakolli, nuk ka nguruar të bëjë një foto me kreun e ekzekutivit shqiptar, duke e hedhur më pas në Instagram.





